Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se tradhtia për Albin Kurtin nuk do të vijë as nga Amerika, as nga Europa, por nga presidentja Vjosa Osmani.
Sipas tij BE-ja Berlini, Parisi, Brukseli ka shkëputur përfundimisht marrëdhëniet me Kurtin duke njohur vetëm Vjosa Osmanin dhe duke marrë parasysh që në historikun e saj politik ajo ka braktisur më herët dy liderë.
“Amerikanët e kanë bërë të qartë që nuk do të merren me sanksione ndaj Albin Kurtit dhe ja kanë lënë ato BE-së dhe Bashkimi Europian, Berlini, Parisi, Brukseli kanë shkëputur marrëdhëniet me Albin Kurtin dhe drejtpërdrejtë po njohin si legjitime Vjosa Osmanin, duke njohur të shkuarën e saj, pra turbulencat e saj politike.
Ajo ka braktisur Fatmir Sejdiun, ish-presidentin e Kosovës për Isa Mustafën, pastaj ka braktisur Isa Mustafën e LDK-së për të ikur te Albin Kurti dhe BE-ja e di shumë mirë. Tani po përgatit braktisjen e Albin Kurtit. Albin Kurtit nuk do t’i vijë rrëzimi apo tradhtia nga SHBA-ja dhe BE-ja, por do t’i vijë nga lumi Vjosa,” – u shpreh Spahiu.
Ktu Z Spahiu ke meritat e ktije shkrimi,paralajmeron Z Kurti qe hape syte e veshet,thirri mendjes se Osmani eshte tille.Ka braktisur shume politikan e parti politike per interesat e veta,e jo per Kosoven.Per kyt shkrim respekte Z Spahia.