Kryeministri Rama ishte i pranishëm këtë të mërkurë në ceremoninë e lamtumirës së ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Ai ka qendruar në rreshtin e dytë, pas kryeministres Georgia Meloni.
Me anë të një statusi në Facebook, Rama ka shkruajtur se Berluskoni ishte një figurë që e jetoi jetën me të gjitha shkallët e errësirës dhe të dritës së saj, ‘një njeri që e deshi jetën dhe e jetoi me të gjitha ekzagjerimet e saj’.
“Sot në lamtumirën e një personazhi që e jetoi jetën si një rrotullim i plotë i tokës rreth diellit, me të tëra shkallët e dritës dhe errësirës, duke prekur majat në botën e biznesit, spektaklit e sportit dhe duke e kthyer edhe politikën në një spektakël me në qendër vetveten.
Një njeri që e deshi jetën me gjithsej, e jetoi me të gjitha ekzagjerimet e mundshme, e mishëroi me të gjitha dimensionet e qenies së tij të shumëfishtë, jetësim kulmor i shprehjes, “Edhe engjëlli edhe djalli rrinë bashkë tek i gjalli”,-shkruan Rama./m.j