Ditën e sotme është mbajtur ceremonia mortore për vdekjen e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.
Në mesin e të pranishmëve ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili është ulur krahë liderëve të tjerë politikë.
Gjithashtu bëhet me dije se në ceremoninë që po mbahet në Katedralen e Milanos kanë marrë pjesë rreth 10 mijë mbështetës të Berlusconit.
Trupi i ish-kryeministrit italian pritet të digjet, pas një kërkese të bërë nga vetë ai kur ishte ende gjallë.
Në ceremoni marrin pjesë personalitete të shumta, mes tyre dhe kryeministri Edi Rama.
Në fund të predikimit të kryepeshkopit të Milanos, pati një duartrokitje të gjatë në turmën e pranishme në funeralin e Silvio Berlusconit. Fjalët e fundit të Imzot Delpinit ishin: “Silvio Berluskoni ishte burrë dhe tani takon Zotin”.
Në varrim të pranishëm Mattarella, Meloni, Orban dhe Emiri i Katarit
Për funeralin shtetëror të Silvio Berlusconit, autoritetet duhet të mbërrijnë në Duomo në Milano nga ora 14.30 deri në 15.00. Presidenti i Republikës italiane Sergio Mattarella dhe kryeministrja Giorgia Meloni priten me zyrtarë qeveritarë. Ndër të tjera edhe sekretari i PD-së Elly Schlein, Matteo Renzi, Carlo Calenda, Paolo Gentiloni që përfaqësojnë Komisionin Evropian. Nuk janë bërë të ditur të gjithë emrat e liderëve ndërkombëtarë që do të marrin pjesë, për arsye sigurie, por duhet të jenë të pranishëm kryeministri hungarez Viktor Orban dhe emiri i Katarit Tamim bin Hamad Al Thani, ndër të tjerë.
2 mijë njerëz në Katedrale: 10 mijë në shesh
Rreth dy mijë persona do të hyjnë në Katedrale për funeralin shtetëror të Silvio Berlusconit, ndërsa sheshi do të ketë një kapacitet prej rreth 10 mijë personash. Portat do të jenë funksionale nga ora 10, dy ekrane gjigante të vendosura në shesh për të ndjekur ceremoninë. Arkivoli i Berlusconit do të qëndrojë përpara hyrjes së katedrales përpara se të futet brenda./m.j