Media serbe Novosti.rs ka raportuar së fundmi se pjesëtarë të njësive speciale të policisë vendase kanë arrestuar sot, në territorin e Serbisë qendrore, tre pjesëtarë të policisë speciale të Kosovës.
Sipas artikullit në fjalë efektivët kosovarë kanë qenë të armatosur deri në dhëmbë.
Për këtë veprim është njoftuar urgjentisht Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Sipas ‘Novosti, në momentin kur ka marrë lajmin, Vuçiç ndodhej në ambasadën ruse, ku merrte pjesë në pritjen për shënimin e Ditës së Rusisë.
Bëhet me dije se menjëherë pas marrjes së informacionit, Vuçiç ka falënderuar ambasadorin rus për ftesën dhe është larguar duke iu drejtuar me nxitim godinës së Presidencës.
/a.r