Ish-i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë së Kosovës në veri dhe arrestimin e një prej organizatorëve.
Grennel shkruan se kryeministri i Kosovës Albin Kurti iu përgjigj kërkesave të SHBA-së dhe BE-së, për të qetësuar krizën “me gishtin e mesit” dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
“Ata thanë se Albin Kurti duhet menjëherë të de-përshkallëzojë situatën dhe të fillojë zgjedhjet e reja. Kurti u tregoi gishtin e mesit këtë mëngjes dhe e përshkallëzoi situatën më tej. Është kaluar një vijë tjetër e kuqe, nga vendet nuk e respektojnë Joe Biden”, tha Grenell./m.j
Joe Biden and the Europeans drew a redline last week. They said Albin Kurti must deescalate and launch new elections immediately.
This morning, Kurti gave them the middle finger and escalated the situation further.
Another redline crossed – countries don’t respect… https://t.co/UGhN0ZED8A
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 13, 2023