Trupat e pajetë të 3 personave u gjetën të vdekur pranë qendrës së Notinghamit në Britaninë e Madhe mëngjesin e sotëm. Trupat u gjetën në rrugë të ndryshme që të çojnë në qendër të qytetit.
Policia njoftoi se 3 persona të tjerë u shoqëruan në spital me plagë, pasi u kërkuan ndihmë efektivëve.
Mediat britanike shkruajnë se një 31-vjeçar ra në pranga, pasi dyshohet si përgjegjës për këtë ngjarje. Dinamika e saj ende nuk është bërë e ditur, ndërsa për situatën është informuar edhe kryeministri Rishi Sunak.
Në disa rrugë pranë qendrës janë vendosur masa të rrepta sigurie, deri në zbardhjen e rrethanave.
/a.r