Gazetari i njohur, Mustafa Nanon, pritet të emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër.
Ditën e sotme Nano është paraqitur për dëgjesë në Komisionin e Jashtëm në kuvend ku ka shpalosur platformën e tij.
Ai ka marrë “bekimin” edhe nga deputetët e opozitës, ndryshe nga sa ka ndodhur me kandidatët e tjerë për ambasadorë.
Mustafa Nano: Do doja të ishte një moment i veçantë në jetën time. Shpresoj që puna të jetë interesante. Në Zvicër ka një rreth të madh shqiptarësh. Do mbaj fokus të veçantë te detyra ime.
Unë kam vendosur të jem më aktiv se ambasadorët e tjerë në botë. Unë do doja të isha më aktiv. Do doja që roli i ambasadorit të ishte më i madh. Do kuroj marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Kreshnik Çollaku: Më vjen mirë që vuri theksin te diaspora. E nxis dhe me entuziazmoi dëshira për këtë risi në diasporë. Me keqardhjen e madhe që Tiranës do t’i mungojë një studio ku ne flasim.
Agron Gjekmarkaj: Jemi munduar që Zvicrës t’i gjejmë ambasadorë të qetë. Duhet t’i kishim marrëdhëniet me cilësore, ndoshta duke dërguar atje një zhurmues do ketë ndryshim.
Më vjen mirë që kemi ambasador dikë që ka shkruar libra. Shpresoj që Shqipëria të fitojë një ambasador cilësor. Besoj se ai është njeri i lirë dhe do jetë shërbëtor cilësor i vendit tonë.
Mustafa Nano: Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë. Nuk kisha dyshime./m.j