Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku është shprehur se duhen mbajtur sa më shpejt zgjedhjet për kryetarin e ri të kësaj force politike.
Ai u shpreh se Këshilli Kombëtar nuk mund të mblidhet pasi ka dy vakanca emergjente, mungon kryetari dhe gjysma e anëtarëve.
“Dy janë vakancat emergjente, nuk ka një kryetar dhe ka një vakancë në gjysmën e anëtarë të Këshillit, kështu që nuk ka çfarë të mblidhet. Prioritet të hapet procesi i zgjedhjes së kryetarit dhe plotësimin e Këshillit Kombëtar.
Statuti i PD por dhe ne jemi dëshmitarë që dhe vendime të tjera, të cilat në bazë të statutit do duhej të kalonin nga Këshilli, por gjysma e tij nuk funksionon, jemi në situatë të jashtëzakonshme dhe duhen masa të jashtëzakonshme.
Vota e 14 majit, dha sinjalin se mbështetësit presin që këto probleme të brendshme të mbyllen sa më shpejt”, tha ai./m.j