636 turistë amerikanë kanë mbërritur ditën sotme në Portin e Durrësit me kroçierën “Sirena” për të vizituar vendin tonë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kroçiera “Sirena” konsiderohet një mjet lundrues luksoz dhe aktualisht ndodhet në një tur në vendet e Mesdheut.
Ndalesa në Durrës vjen pas qëndrimit për dy ditë në Greqi. Pas Shqipërisë, kroçiera do të vizitojë Kroacinë dhe Italinë.
/f.stafa