Silvio Berlusconi ndryshoi futbollin. Vizioni i tij si sipërmarrës, që e kishte çuar në nivelet më të larta të botës së biznesit dhe televizionit, ka revolucionarizuar futbollin italian, europian dhe botëror që kur, në atë ditë dimri të vitit 1986, ai u bë pronar i AC Milan . Që atëherë, në 31 vjet , ai ka fituar 29 trofe.
Ai ishte presidenti më i suksesshëm dhe më jetëgjatë në historinë e kuqezinjve. Bersluconiinvestuar një total prej rreth 900 milionë euro, për një mesatare prej 28 mln euro në në sezon që kur ai u bë zyrtarisht pronar i Milanit më 20 shkurt 1986 .
Këtu nisi pikërisht një epokë e re e futbollit, për Milanin, por jo vetëm, edhe për Italinë dhe Europën. Në fillim të sezonit të tij të parë të plotë (’86/’87) ai organizoi një prezantim hollivudian me helikopterë që i çonin lojtarët në Milan Arena, skena që u bënë të famshme ndër vite.
Pas një ekupe Uefa të fituar në sezonin e parë me capellon trajneri, ai vendosi të vërë bast me një trajner të ri si Arrigo Sacchi që erdhi nga Parma
Në fakt ishte pika e kthesës. “Scudetto” I fituar në tentativën e pare bashkë me ardhjen e lojtarëvë që u kthyen në yje si Ancelotti, Colombo, Bianchi, Mussi, Costacurta, Bortolazzi dhe mbi të gjitha dy holandezët yje Gullit dhe Van Basten . Një vit më pas, edhe me ardhjen e një tjetër emir të madh holanez si Rijkaard , Milani u ngjit në krye të Evropës (me fitoren fantastike 4-0 kundër Steaua Bukureshtit në finale pas një fitoreje të jashtëzakonshme 5-0 kundër Real Madridit në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales). Më pas “pushtoi” edhe botën duke mundur 1 me 0 Atletico Medellin në kupën Intercontinentale.
Më pas suksesi edhe në Superkupën e Italisë me fitoren 3-1 ndaj Sampdorias në finale.
Në sezonin 1989/90, kuqezinjtë konfirmuan veten në Kupën e Kampioneve , me një sukses 1-0 në finalen kundër Benfica-s siguruar nga një gol I Rijkaard dhe më pas fituan Superkupën e Evropës duke mposhtur Barcelonën.
Suksese sërish në Superkupën e Europës (kundër Sampdorias) dhe në Kupën Ndërkontinentale (kundër Olimpia Asunción) po ashtu në 1990/91.
Më pas vjen një tjetër epoke, edhe më e lavdishme, ajo e MIlanit të Fabio Capellos që rikthehet si trajner, pas disa vitesh nga hera e parë, tanime me yje të mëdhenj në ekip.
Trajneri i ri, më shumë menaxher sesa taktik, vendos të mos deformojë strukturën e ekipit, por t’u lërë më shumë liri lojtarëve.
Milani i ‘Të Pamposhturve ‘ tashmë ka lindur dhe dominon kampionatin e Serisë A 1991-1992, të cilin e fiton pa asnjë humbje dhe me 74 gola të shënuar.
Sezonin e ardhshëm, ’92/’93, kampionati u fitua sërish me një numër rekord ndeshjesh pa humbje , 58 të tilla. Pastaj tripleta e famshme e 1994, viti historik që sjell një Champions League të re me 4-0 të pabesueshme. në Athinë kundër Barcelonës se drejtuar nga Cruijff në stol dhe me Romarion dhe Stoickov në fushë.
Pas një pushimi në 1995, Capello u bë kampion i Italisë për herë të katërt në pesë vjet në 1996.
Pas disa vitesh jo të mira, në ’99 Milani u rikthye në çatinë e Italisë me kampionatin fituar në mënyrë te papritur të epokës Zaccheroni .
Më pas në sezonin 2002-2003 fillon epoka e madhe e Ancelottit e cila do të jetë një nga më pjelloret dhe plot kënaqësi të presidencës Berlusconi.
Me kampionë si Maldini, Nesta, Pirlo, Seedorf, Rivaldo, Shevchenko, Inzaghi dhe pastaj edhe Kaka , Milani fitoi dy Liga Kampionësh, një Kampionat, një Kupë Italie, dy Superkupa Evropiane, një Kupë Botërore për Klube dhe një Superkupë italiane.
Kampionati i fundit do të fitohej, në vitin 2011, me Allegrin në stol dhe Ibrahimovic në sulm.
Do të ishte kënaqësia e fundit e madhe e epokës së Berlusconit ndërsa Trofeu i fundit vjen në vitin 2016 , me Montella në pankinë:Superkupa e Italisë me Milanin që mundi Juventusin e Allegrit 4-3 në penallti.
Pas negociatave të gjata, në prill 2017 vjen shitja e aksioneve që shënon fundin e epokës së artë të Milanit nën drejtimin e Silvio Berlusconit dhe kalimin në një konsorcium kinez të drejtuar nga Yonghong Li.
U mbyll kështu një cikël i jashtëzakonshëm me këtë bilanc: 8 kampionate, një Kupë Italie, 7 Superkupa Italiane, 5 Liga Kampionësh, 2 Kupa Ndërkontinentale, një Kupë e Botës për Klube FIFA dhe 5 Superkupa Evropiane . Të cilit duhet t’i shtohen trofetë individualë si Topat e Artë të fituar nga Gullit, Van Basten (3 herë), Weah, Shevchenko dhe Kakà .
Mirëpo duke qenë se bashkë me njerin e tij më të besuar Galliani, ai nuk mund të jetonte dot pa futboll, Berslusconi në vitin 2018 vendos të blejë Monzën , në atë kohë në Serinë C. Shumë shpejt e ngjitën këtë ekip për herë të parë në histori në Serinë A dhe madje me shumë sukses pasi Monza ia doli që në sezonin e fundit të qëndronte me shumë lehtësi në Serinë A, duke u rënditur ne mesin e tabelë . Ishte në fakt kryevepra e fundit e një njeriu që ndryshoi futbollin./Sportmediaset
/a.r