Pak minuta pas lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Italian, Silvio Berlusconi, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi edhe kryeministri Rama.
Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë”.
Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Ai ishte shtruar në spital për shkak të pneumonisë dhe leucemisë.
Berlusconi, ka qenë 3 herë kryeministër, themelues i Forza Italia dhe i një perandorie televizive që ka formësuar imagjinatën kombëtare për më shumë se njëzet vjet.
/a.r