Në mesin e tensioneve në Kosovë që kanë vijuar prej javësh, kryeministri Edi Rama i ka bërë edhe një herë thirrje Albin Kurtit që të reflektojë dhe t’i japë fund grindjes me aleatët, që ai e quan absurde.
Rama ka vënë theksin se pa aleatët nuk do kishte sot as Republikë të Kosovës dhe as liri e demokraci për shqiptarët, për rrjedhojë thotë se vendi duhet të dalë nga ku qorrsokak me dialog dhe jo polici.
“Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!
Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë, me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve”, shkruan Rama.
/a.r