Kim Kardashian është nën ankth, pasi mediat amerikane flasin për një video të dytë erotike mes saj dhe ish-të dashurit Ray J.
Sipas Daily Star, video ka dalë në shitje për 19 milionë paund, ose rreth 30 milionë dollarë.
Video e dytë mes Kim Kardashian dhe Ray J flitet se është akoma më e nxehtë se video e parë, e cila u publikua në vitin 2007.
Pavarësisht se Kim ka deklaruar se vuajti nga publikimi i videos, ajo u bë një nga personazhet më të njohura në botë, pikërisht prej videos erotike më Ray J.
Ndoshta publikimi i videos së dytë do të rrisë akoma edhe më shumë famën e saj.