Klasa e vitit 1973 të shkollës “Teknologjiku” në Tiranë po kujton ditët e saj të gjimnazit në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Hyrjet vjedhurazi në konvikt, prapësitë apo si e mbulonin njëri-tjetrin. Ndërkohë ata tregojnë edhe për historitë e tyre të dashurisë apo nëse kanë mundur të jenë të pranishëm në ndonjë prej dasmave.
Ardit Gjebrea: Kush është martuar e para apo i pari nga ju?
Lulushe: E para, Elsa.
Ardit Gjebrea: Elsa, ti nuk durove?
Elsa: Unë u martova ditën që kam lënë shkollën.
Ardit Gjebrea: Mbarove shkollën…
Elsa: Në datën 6, në 5 në darkë kam bërë mbrëmjen e maturës, në 6 jam martuar.
Ardit Gjebrea: Ishe e fejuar?
Elsa: E fejuar. Në vend të zbrisja në Fier, zbrita në Sukth.
Ilirjan: Nuk ka qenë e fejuar, ka qenë e dashuruar.
Ardit Gjebrea: Po ju vajtët në dasmë?
Të gjithë njëzëri: Jo.
Elsa: Nuk bëra dasmë.
Ardit Gjebrea: Ah, ti u rrëmbeve domethënë.
Elsa: U rrëmbeva.
/a.r