Gjirokastra muzeale e traditave dhe kulturës shekullore, mikpret këtë vit rikthimin e Festivalit Folklorik Kombëtar në Kalanë e gurtë me këngët e vallet e gjithë krahinave të Shqipërisë.
Ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh në një postim në Facebook se Festivali tradicional i muzikës popullore rikthehet pas 8 vitesh.
“Sofra e madhe e trashëgimisë sonë jomateriale ju pret shtruar nga data 24 qershor në 1 korrik. Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, ngjarja më e madhe kulturore gjithëpërfshirëse rikthehet pas 8 vitesh,” shkruan ajo.
Festivali Kombëtar i Gjirokastrës, i cili është zhvilluar çdo pesë vjet, rikthehet pas pamundësisë për t’u zhvilluar në vitin 2020 ku për shkak të pandemisë botërore u ndërpre çdo aktivitet kulturor, artistik.
/f.stafa