Pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit, Boris Johnson ka dorëzuar me efekt të menjëhershëm dhe mandatin si deputet në parlamentin e Britanisë së Madhe.
Johnson kishte marrë një letër nga komisioni hetimor për çështjen e festave me anëtarët e partisë gjatë pandemisë dhe u shpreh se anëtarët e tij janë të vendosur për ta përzënë nga parlamenti me të gjitha mënyrat.
“Me pikëllim po largohem nga parlamenti, të paktën tani për tani.
Po më detyrojnë një grusht i vogël njerëzish, pa asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tyre, dhe pa miratimin e anëtarëve të partisë Konservatore, e lëre më të elektoratit të gjerë.
Më vjen keq për zonën time të mrekullueshme për këtë vendim”, deklaroi Johnson.