Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim në Facebook me ndjekësit, ku u ndal sërish tek zgjedhjet vendore, për të cilat thotë se ishin një farsë elektorale e shtoi se do të vijojë mbrojtjen e votës, pasi përndryshe legjitimojmë farsën elektorale.
“Ajo që mund t’u them është se vazhdon përpjekja jonë për identifikimin e farsës elektorale të majit 2023 në çdo segment dhe qelizë të saj.
Në një proces të cilin unë e konsideroj si mbrojtje të votës, dhe në të vërtetë në rast se ne nuk përmbushim këtë detyrim, de facto ne legjitimojmë farsën më të shëmtuar elektorale në historinë e vendit.
Ndaj po punojmë me intensitet çdo ditë për realizimin e këtij objektivi, sikundër do kalojmë në analizë të plotë të të gjithë problematikës që u konstatua gjatë zgjedhjeve nga PD dhe në PD”,- tha Berisha.
Berisha shtoi se një kryeministër që nuk do të dorëzojë pushtetin, rrëzohet vetëm me protesta.
“Një kryeministër që nuk do të dorëzojë pushtetin, rrëzohet me protesta dhe vetëm me protesta. Dhe unë i qëndroj këtij parimi”, – tha Berisha.