Faza e 13-të e megaoperacionit policor të koduar “Territori i pastër” është finalizuar me asgjësimin e 108 bimëve narkotike kanabis në fshatin Shqezë të Krujës.
Si rezultat i fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 7647 bimë narkotike kanabis.
Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për përcaktimin e autorësisë së kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
/a.r