• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ai është një killer, nëse do e kisha përballë…”, flet nëna e shqiptares që u gjet e murosur

by A R
08/06/2023 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elisabeta Shahini ka folur në dy intervista për mediat italiane, pas gjetjes së trupit që dyshohet të jetë i vajzës së saj, Sibora Gaganit. 22-vjeçarja me origjinë shqiptare u zhduk në Spanjë 9 vjet më parë dhe dyshohet se u vra nga partneri i saj italian Marco Gaio Romeo.

Në një prononcim për emisionin La Vita in Diretta, Elisabeta foli për zbulimin e tmerrshëm të trupit, që u gjet e murosur në apartamentin që jetonte në kohën kur u zhduk në 2014-n në Torremolios të Spanjës.

Në foto Sibora Gagani dhe autori i dyshuar Marco Romeo

Në këtë shpi ajo bashkëjetonte me Marcon, i cili e ka pranuar vrasjen e Siborës.

“Sot shkova në prokurori në Anzio për të dhënë ADN-në për identifikim. Uroj që ta bëjnë sa më parë të jetë e mundur”,  tregoi e ëma e Siborës. Për 9 vjet ka pritur të bijën, një periudhë që ajo thotë se ishte e vështirë, që nuk kalonte e që priste nga momenti në moment që vajza të hynte në derën e shtëpisë. “E pyeta Marcon (në atë kohë) çfarë kishte ndodhur, e duke më parë në dritë të syrit më tha se ishin zënë, se ajo ishte larguar dhe kaq. Të gjitha gënjeshtra. Sot kërkoj vetëm drejtësi për vajzën time”, u shpreh gruaja.

Avokatja e familjes së Sibora Gaganit, Emanuela di Marzo nënvizoi se po presin me ankth rezultatet e ADN-së dhe nëse ato do të jenë pozitive, gjëja e parë do të jetë sjellja e Siborës në shtëpi. Megjithatë, “shpresa që mund të mos jetë ajo, nuk shuhet”, shtoi ajo.

Ndërsa në një intervistë për Repubblica, Elisabeta Shahini foli më gjerë rreth vrasësit të dyshuar të vajzës së saj.

“Më kujtohen sytë e tij 9 vjet më parë, kishte një shikim të patrazuar. Një fytyrë që më kujton atë të Alessandro Impagnatiello”, thotë ajo, ndërsa nuk nguron ta cilësojë 45-vjeçarin “një mostër”, duke thënë se e keqja që po i shkakton është e tillë që nuk mund të përshkruhet.

Nëna e 22-vjeçares kujton në intervistë edhe sesi e bija, një muaj përpara se të largohej nga Roma për në Torremolinos  donte ta linte. “Më tha se donte që ta linte, më pas si e dashuruar që ishte, vendosi që të largohej me të”. Kujton edhe që Sibora i kishte folur për dhunën e pësuar shoqeve të saj, “të cilat pavarësisht të gjithave, kanë folur vetëm 13 pasi nisi e gjithë kjo histori e mallkuar”.

“Është një killer, e bën me vetëdije. Nëse do e kisha përballë, mund të kryeja një prej vrasjeve më të tmerrshme që ekziston”, u shpreh më tej Elisabeta, ndërsa tha se ishte e bindur që “hetuesit do të zbulojnë trupa të tjerë. Ai është i aftë të bëjë gjithçka”.

Kujtojmë se 45-vjeçari italian Marco Gaio Romeo u arrestua për vrasjen e partneres së tij aktuale, 28-vjeçares Paula, ngjarje e ndodhur në Maj po në Torremolinos të Spanjës. E teksa shoqërohej për në polici, në korridoret e saj ai pa një fotografi të Siborës e cila prej 2014-s ishte person i humbur.

Ai u tha oficerëve se Siborën e kishte vrarë ai dhe se trupin e kishte fshehur në shtëpinë ku jetonin. Kërkimet e para nuk patën rezultat, deri ditën e martë, kur mediat spanjolle njoftuan gjetjen e eshtrave të futura në një kuti druri që ishte murosur në shtëpinë në qendër të Torremolinos.

Tashmë pritet që autoritetet të bëjnë testin e ADN-së për të përcaktuar nëse eshtrat janë të Siborës.

/a.r

Next Post
‘Synohet nxitja e urrejtjes politike’, Petro Koçi: Lëvizja e opozitës, paralel me lëvizjen politike të serbëve të Kosovës

“Jakobinët” tanë, që mbyllin sytë për aferat e Berishës dhe Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

December 21, 2025
Departamenti i Drejtësisë në SHBA nën akuza! Fshijnë fotot e Presidentit Trump nga dosja “Epstein”

Departamenti i Drejtësisë në SHBA nën akuza! Fshijnë fotot e Presidentit Trump nga dosja “Epstein”

December 21, 2025
Falsifikimi absurd për pronën, ndërron emrat e prindërve me të vjehërrve. Akuzat: Nexhipin e ke bërë Jorgo

Falsifikimi absurd për pronën, ndërron emrat e prindërve me të vjehërrve. Akuzat: Nexhipin e ke bërë Jorgo

December 21, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse mazhoranca pret vendimin e Kushtetueses?

December 21, 2025
Plagosja me thikë në Durrës, reagon policia: 45-vjeçari u godit gjatë një konflikti

Plagosja me thikë në Durrës, reagon policia: 45-vjeçari u godit gjatë një konflikti

December 21, 2025
Kamioni u përplas me një makinë në Itali, vdes tragjikisht në aksident 48-vjeçari shqiptar

Kamioni u përplas me një makinë në Itali, vdes tragjikisht në aksident 48-vjeçari shqiptar

December 21, 2025
Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, përcjell mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, përcjell mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In