• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidencialet në SHBA/ Pence sfidon Donald Trump për emërimin e Partisë Republikane

by Java News
08/06/2023 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë javë disa republikanë kanë shpallur kandidaturën për president në përpjekje për të penguar ish-Presidentin Donald Trump që të marrë emërimin e Partisë Republikane për të tretën herë radhazi. Mes tyre bie në sy kandidati Mike Pence, nënpresidenti besnik i zotit Trump. Korrespondenti i Zëri të Amerikës, Steve Herman, njofton se zoti Pence e filloi fushatën duke bërë atë që hezitonte më parë, duke kritikuar me forcë sjelljen e ish-bosit të tij gjatë kohës që shërbeu në Shtëpinë e Bardhë.

Në ditëlindjen e tij të 64-të, ish-nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, për herë të parë sulmoi drejtpërdrejt kandidatin kryesor të partisë së tij, ish-Presidentin Donald Trump, nën hijen e të cilit qëndroi për katër vjet.

“Unë besoj se cilido që e vendos veten mbi Kushtetutën nuk duhet të jetë kurrë president i Shteteve të Bashkuara. Dhe kushdo që i kërkon ndonjërit që ta vendosë atë mbi Kushtetutën, nuk duhet të jetë kurrë president i Shteteve të Bashkuara”, tha zoti Pence.

Kur protestuesit që mbështesnin zotin Trump sulmuan Kongresin më 6 janar 2021, turma thërriste ‘Vareni Mike Pence-in’, për shkak të refuzimit të nënpresidentit të atëhershëm për të zbatuar kërkesën e presidentit që ai ta prishte procesin zyrtarisht, duke e shpallur zotin Joe Biden fitues të zgjedhjeve të vitit 2020.

“Joseph R. Biden nga shteti Delaware ka marrë 306 vota. Donald J. Trump i shtetit të Floridës ka marrë 232 vota”, tha Nënpresidenti Pence në Kongres në vitin 2021.

Zoti Pence gëzon pikëpamje tradicionale republikane mbi ekonominë dhe çështjet e politikës së jashtme. Ai është i krishterë evangjelik, ashtu si një pjesë e mirë e votuesve republikanë. Zoti Pence po përpiqet ta portretizojë veten si kandidati më konservator republikan për çështje sociale, siç është aborti.

“Pasi drejtoi administratën më pro-jetës në historinë amerikane, Donald Trump dhe të tjerët në këtë garë po tërhiqen nga kauza për të mbrojtur foshnjet e palindura”, tha zoti Pence.

Profesori i shkencave politike në Universitetin George Mason, Jeremy Mayer, shtron pyetjen se si është e mundur që pavarësisht kualifikimeve që ka, anketat tregojnë se zoti Pence gëzon mbështetje të ulët mes republikanëve. Anketat tregojnë se ai ndodhet shumë pas sfiduesit më të afërt të zotit Trump, guvernatorit të Floridës Ron DeSantis.

“Posti që mbajti e ka zbehur figurën e tij më shumë se shumicën e nënpresidentëve të tjerë. Presidenti Trump i kërkoi besnikëri ekstreme deri në pikën e nënshtrimit”, thotë për Zërin e Amerikës profesori Jeremy Mayer.

Deri më sot, vetëm dy nënpresidentë kanë arritur të fitojnë shtëpinë e Bardhë. Republikani Richard Nixon fitoi presidencën në vitin 1968. Rasti i dytë është fitorja e demokratit Joe Biden kundër dyshes republikane Donald Trump dhe Mike Pence.

“Trumpi e ka transformuar partinë. Kundërshtari i tij, Ron DeSantis po shkon drejt populizmit dhe po futet në luftëra kulturore. Mike Pence mund ta bëjë këtë, sa i përket përmbajtjes, mund të flasë për politikat e luftës kulturore. Deri tani nuk ka treguar aftësinë për të përdorur një ton populist. Kjo është ajo që kërkon Partia Republikane pas Trumpit”, thotë profesori Jeremy Mayer.

Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve paraprake republikane vitin e ardhshëm, zoti Mike Pence tashmë ka hyrë në histori, duke u bërë ish-nënpresidenti i parë i SHBA-së që sfidon drejtpërdrejt ish-presidentit me të cilin sherbeu në Shtëpinë e Bardhë për katër vjet./m.j

Next Post
FOTOT/ Gratë shqiptare viktima të krimit në Itali, historitë e trishta pas vrasjeve të tyre

FOTOT/ Gratë shqiptare viktima të krimit në Itali, historitë e trishta pas vrasjeve të tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In