Për analistin Frrok Çupi, Lulzim Basha është i vetmi autoritet legal në PD. I ftuar në studion e Tirana Live, Çupi u shpreh se Basha ka të drejtë kur thotë se nuk ka ikur kurrë.
A do vi apo jo Basha në krye të PD varet nga zgjedhjet që do bëhen aty. Janë situata ku vihet në provë qëndrimi pro apo kundër amerikan i popullit shqiptar. Berisha e ka rrënuar shtetin dhe demokracine ne Shqipërinë.” u shpreh ai.
Për Çupin, Basha pavarësisht gabimeve të tij është faktori më i besueshëm për të larguar Sali Berishën.
A do e largojë Basha, Berishën? Është faktori më i besueshëm për të larguar Berishën. Pse? Janë dy cështje, a e besojnë ndërkombëtarët. I vetmi që kreu një akt kundër Berishë dhe pro amerikanëve ishte Lulzim Basha, të tjerët flirtojnë me Berishën.
Dhe Amerika ashtu sic nuk beson Kurtin e Kosovës nuk mund të besojë më asnjërin prej tyre, sepse te gjithe i kane dhene Berishes, qe jemi me ty. Sigurisht Amerika e di këtë gjë, por a është Basha njeriu i përsosur? Jo nuk është, është njeriu me plot gabime, një kryetar difektoz në një parti krej difektoze.
Për ta ndarë këtë gjë nuk ndahet brenda ditës, por është njeriu që mund t’I besohet për ta cuar varken deri në breg që mos mbytet. Ndryshe do mbytet por nuk është ndonjë problem i madh, por është shansi i fundit i PD nëse kjo pjesë që ka mbetur do jetë apo jo pro perëndimore.” u shpreh ai.
/s.f