“Ka ardhur koha që opozita të rikonceptohet si e tërë përpos njerëzve.”
Kështu është shprehur deputeti demokrat Ervin Salianji para gazetarëve i pyetur rreth situatës aktuale në kampin e djathtë në të cilin ka pasur zhvillime ditëve të fundit.
“…Është sekuestruar vula, sigla, të ardhurat, paratë. Ka më shumë pretendentë për kryetarë sesa anëtarë. Kërkon të rikthehet ish-kryetari sepse aty nuk ka njerëz por ka para. Dhe ato i interesojnë shumë, aq sa nuk i shpërndanë as për kandidatët as për këshillat bashkiakë për zgjedhjet e 14 majit. Demokratët duhet të reagojnë, ” deklaroi Ervin Salianji para gazetarëve.
/a.r