Mes debateve dhe tensioneve që zgjatën për tetë orë kryesia e Partisë Demokratike vendos të hapë garën për zgjedhjen e kryetarit të ri, që do të jetë në datën 29 korrik.
Por për sekretaren e përgjithshme e Të Përndjekurve Politik në PD Jonila Godole, ky vendim është i nxituar.
Në një intervistë për Vizion Plus, ajo tha se Kryesia e partisë nuk është në dijeni të numrit real të anëtarëve.
“Unë e shoh si një hap të nxituar. Ne të gjithë donim hapje të garës. Nuk bëhet fjalë për të zgjedhur kryetarin. Unë e gjykoj që është një vendim i nxituar sepse është një vendim për një garë reale, se ne nuk i dimë se sa janë anëtarët”, tha Godole.
Anëtarja e Kryesisë më tej shtoi se ajo ka qenë pro hapjes së garës në parti, për një lidership të ri, në mënyrë që PD të shkojë drejt fitores.
Godole deklaroi se në proceset e mëparshme në parti, fituesi për kryetar ka qenë i paracaktuar.
“Vota ime ishte pro hapjes së garës por kunder shpejtimit të procesit, Në PD kur janë hapur proceset zgjedhore, fituesi ka qenë i paracaktuar.
Unë përmes platformës që paraqita para një jave që shërbeu si model , kisha një ide se sim und të ndodhë analiza dhe se sim und të ndodh një proces për tu hapur gara dhe për të na sjellë një lidership të ri. PD und të jetë fituese vetëm përmes një lidershipi të ri. Nuk u gjet një gjuhë e përbashkët për platformën. Vetëm njëri grup e kishte platformën me vete. Unë propozova të takoheshim sot, e jo të merrnim vendime për demokratët në 3 të mëngjesit”, shtoi Godole.
Ajo më tej tregoi edhe incidentin që ndodhi në zyrat e reja të PD-së.
“Unë në një moment dola jashtë pasi dëgjova zhurmë. Kujtova se gazetarët u futën. Dola dhe pata një buzëqeshje të ndrojtur në fytyrë. Pash persona të tjerë e më tha çfarë ka për të qeshu. E pash që situate ishte e tensionuar dhe kishte presion”, tha Godole.
/a.r