Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se duhet t’i ikin modelit të vjetër. Sipas tij, PD mund të ketë realizuar zgjedhje më shumë se çdo parti tjetër, por brenda vetes nuk ka pasur asnjëherë një garë reale.
“Ne kemi shansin këtë radhë, e kam thënë dhe më 16 prill, kjo platformë që u diskutua, e cila është e miratuar nga kjo kryesi më 16 prill të vitit të kaluar, vetëm sa u përfshinë dhe propozimet e zonjës Godole. E njëjta kryesi që e miraton, sot thonë pse del grupi parlamentar me këtë platformë, ndërkohë që është e njëjta gjë,” – u shpreh Gështenja.
Ai theksoi se platforma ka një mesazh përbashkues që nënkupton një PD më të madhe se ajo e vitit 2021 dhe më të madhe nga ç’është sot, pra një bashkim i vërtetë i gjithë demokratëve.
/a.r