Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike e mbajtur ditën e martë e cila nisi rreth orës 18:00 pasdite e përfundoi pas mesnatës është shoqëruar me tensione të larta, me sharje dhe ofendime ndaj deputeteve.
Gazetari Ardit Hoxha tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se njerëz të Bashës ushtruan dhunë verbale jo vetëm ndaj deputetëve, por edhe ndaj gazetarëve.
Ai tha se pamjet janë filmuar më celularë dhe duke i mbajtur të fshehur pasi situata mund të precipitonte në dhunë fizike.
“Kemi qenë 5 gazetarë që kemi qëndruar deri në orët e para të mëngjesit. Pamjet e regjistruara tregojnë momentin kur janë larguar nga mbledhja 4 deputetë e PD, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati, Helidon Bushati dhe Lefter Gështenja. Ai që shihet është njëri nga militantët, ndër më agresivët që ka qendruar 8 orë jashtë ambienteve ku zhvillohej mbledhja. Tre mbështetës të Bashës i kanë ndjekur nga mbrapa duke i sharë me fjalët më banale”, tregoi gazetari.