Deputeti i PD, Flamur Hoxha është larguar nga posti i tij si Sekretar Organizativ i PD-së, për rrjedhoje dhe nga funksioni qe kishte ne Kryesinë e demokratëve.
Flamur-Hoxha
Por pas këtij vendimi dhe pas kërcënimeve nga militantët e Bashës, Hoxha me nota ironie ka deklaruar se nuk është në nivelin e asaj kryesie.
“Dorëheqjen si sekretar organizativ rrjedhimisht dorëheqje nga kryesia si anëtar kryesie nga posti I sekretarit organizativ pasi nuk jam në lartësinë e asaj kryesie”, ka deklaruar Hoxha.
Kujtojmë që edhe deputetja e Ori Nebijaj është dorëhequr nga Kryesia, ndërsa më herët Jorida Tabaku dha dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD-së.
Mbledhja e kryesisë së PD, e cila ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit është shoqëruar me debate dhe tensione. Ndërsa u vendos që zgjedhjet për kryetar të mbahen më 29 korrik.
/a.r