Është zhvilluar mes tensionesh dhe debatesh që janë përshkallëzuar deri në sharje e ofendime mbledhja e djeshme e kryesisë së Partisë Demokratike. Me 17 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime, Kryesia vendosi që gara për kreun e ri të demokratëve të mbahet më 29 korrik, në kushtet kur edhe Jorida Tabaku refuzoi drejtimin e partisë.
Ky vendim solli tensione në mbledhje, pasi deputetët, që njëherazi janë edhe anëtarë të Kryesisë, nuk kanë pranuar që zgjedhjet të mbahen tani afër. Disa deputetët kanë braktisur mbledhjen, pasi ata kanë kërkuar që fillimisht të mbahen zgjedhjet në bazë, e më pas të caktohet kryetari i ri.
Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi u larguan nga mbledhja.
Gjate largimit, deputetet janë share dhe ofenduar nga disa militantë që kanë qëndruar jashtë zyrës ku mbahej mbledhja.
Madje në momentet kur deputetët po largoheshin, ka pasur një moment përplasje që për pak precipitoi në dhunë fizike ndaj tyre.
/a.r