SPAK ka lëshuar 10 urdhër-arreste për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë.
Dako dhe disa zyrtarë u arrestuan sot, ndërsa policia po vijon punën edhe për kapjen e dy drejtorëve të bashkisë.
Pallati për të cilin dha leje ndërtimi Bashkia Durrës, rezultoi nga Instituti i Ndërtimit si jo i sigurt dhe që duhej shembur, por banorët ngritën padi në SPAK.
Në fotot e mëposhtme është pallati që u cilësua si i pabanueshëm nga Instituti i Ndërtimit, leja e të cilit dërgoi në pranga ish-kryebashkiakun.
/s.f