• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA sfidon Kurtin, Minxhozi: Vuri Kosovën përballë krijuesve të saj, po “sharron degën ku është ulur”

by Java News
06/06/2023 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Skënder  Minxhozi i ftuar në “Edicionin Qendror”  foli edhe në lidhjet me situatën në Kosovë dhe kokëfortësia e kryeministrit Albin Kurti për të zbatuar propozimet e ndërkombëtarëve në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Minxhozi tha se arsye se pse po bën Kurti këtë nuk i justifikon aspak përmasat e krizës së krijuar, e cila tanimë nuk është më vetëm në veri, po është përhapur te ndërkombëtarët.

Analisti shtoi se Albin Kurti  po “sharron degën ku është ulur”  dhe se SHBA tanimë ka përcaktuar se kë do të godasë.

“Janë dy momente që lidhen nga kokëfortësia e kryeministrit kosovar. Një kokëfortësi që e çoi fillimisht situatën në veri drejt një përplasje. Me 40 të plagosur, që detyroi NATO-n të shtojë asetet e saj. E ka futur sigurinë në një gjendje alarmi.

Për një arsye që nuk justifikon aspak përmasat e krizës së krijuar. Aq më tepër që kriza nuk mbeti në ato komunat ku Kurti çoi kryetarë të votuar nga 200 vetë. Por është përhapur tanimë dhe ka të gjithë përmasat diplomatike , ndërkombëtare që e vë një shtet të vogël, përballë gjithë mbrojtësve të saj, atyre që e krijuan dhe i garantojnë ekzistencën. Albin Kurti po sharron degën ku është ulur.

Fjalët e Escobarit përcaktimi si një individ që nuk pranon bashkëpunim është një përcaktim tmerrësisht i rëndë, ashtu siç lexoja  “The Economist” e cila thoshte se Kurti me mëndje të kthjellët dhe vullnet të plotë, provokoi një krizë pasojat e së cilës ishin të parashikueshme.

Ky është ai elementi i pakuptueshëm i Kurtit në linjën  e tij politike, i cili edhe kur sheh që ndodhet përballë një shkëmbi, kërkon që të shkojë dhe të përplaset me të.

Ndërkohë që të qënit politikan dhe lider, ty të kërkon që të jesh fleksibël në momente të caktuara. Si mund të thotë Kurti që sekretari i Shtetit është naiv, elementë që dihej përgatisnin një vizitë të vështirë të Escobar në Prishtinë.

Amerikanët do ta jepnin goditjen pas sjelljes së Kurtit dhe ata e dhanë. Ajo që tha Escobar se problemin e kemi me Kurtin dhe jo me Kosovën dhe ata e dinë se ku do të godasin” tha Minxhozi.

Next Post
Përfshihet nga flakët ish-godina e Hipotekës në Durrës, dalin detajet e para

Përfshihet nga flakët ish-godina e Hipotekës në Durrës, dalin detajet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In