Sokol Neçaj, ish-diplomat në OKB, i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për situatën ne Kosovë. Neçaj u shpreh se Albin Kurti duhet të tregojë vetëpërmbajtje ndaj ndërkombëtarëve, kryesisht SHBA-n dhe për çdo veprimtari në Kosovë duhet të koordinohet me Amerikën dhe vendet e Evropës.
“Çdo veprimtari e Kosovës dhe drejtuesve të saj, duhet të bëhet e koordinuar me ndërkombëtarët, në radhë të parë me SHBA-në. Albin Kurti duhet të tregojë vetëpërmbajtje ndaj ndërkombëtarëve, kryesisht SHBA-në. SHBA-të tani kërkojnë një lloj qetësie, në mënyrë që të merren me luftën në Ukrainë dhe me Kinën.
Albin Kurti duhet të jetë më i vetëpërmbajtur, në kuptimin që të mos tërheqë zemërimin e shteteve të tjera. Sepse nuk është në favorin tonë. Ne jemi një forcë e papërfillshme në këto përplasjet ndërkombëtare dhe historia ka treguar që është ndërtuar nga përplasja e fuqive të mëdha.
Ne nuk e kemi forcën, edhe pse kemi të drejtën në anën tonë. Nuk jemi në gjendje t’u imponohemi zhvillimeve ndërkombëtare. Ne mund të përparojmë vetëm duke krijuar një diplomaci të aftë për të shpjeguar. Fakti që amerikanet nuk na besojmë është shqetësuese. Çdo koordinim me ndërkombëtarët është në favor të Kosovës.”, tha Neçaj./m.j