Kryeministri Edi Rama dha një mesazh për funksionimin e drejtësisë në vendin tonë. Rama tha nga Lushnja se ka momente kur ka shtrënguar dhëmbët kur disa njerëz kanë abuzuar me mbështetjen e tij.
Ai shtoi se e di që ka shumë gjëra që nuk shkojnë me drejtësinë e re. Megjithatë shtoi se duhet të jemi krenar që i kanë dhënë vendit mundësinë të bëjë drejtësi duke u sjellë ashpër me të fuqishmit.
“Nuk na falet të mos bëjmë gjithçka. Kam shumë besim që gjërat do vazhdojmë të bëhen gjithmonë e më mirë. Por duhet të kemi durim.
Ka momente që duhet të shtrëngojmë dhe dhëmbët kur shikojmë njerëz që papritur e pa kujtuar që besimin tuaj dhe mbështetjen tonë të përbashkët e abuzojnë dhe na bëjnë të gjithëve të skuqemi kur i shohim. Por duhet të jemi shumë krenar që i kemi dhënë këtij vendi mundësinë të bëjë drejtësinë duke u sjellë ashpër me të fuqishmit. Nuk ka ndodhur kurrë në këtë vend që njerëz të fuqishëm të shkojnë para drejtësisë.
E di që ka shumë gjëra që nuk shkojnë edhe me këtë drejtësinë e re dhe shumë gjëra që do donim t’i shikonim ndryshe. Por të mos harrojmë që çfarë ka ndodhur sot nuk ka ndodhur kurrë më parë. Nuk mund të bëjmë dot atë që nuk u bë në 500 vjet. Por mund të bëjmë më shumë që fëmijët të mos paguajnë të keqen”, tha Rama./m.j