• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD-ja apo korrupsioni, problem më i madh në Shqipëri?!

by Ben Andoni
04/06/2023 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në indeksin e perceptimit të korrupsionit 2022 (CPI) janë të matrikuluara 180 shtete, ku Shqipëria ndryshe nga një vit më parë është përmirësuar me një vend. Nga indeksi Shqipëria ka përparuar në 36 pikë prej 35 syresh, që kishte mbledhur vitin e mëparshëm. Në dukje, është lajm i mirë, sepse gjërat nuk janë përkeqësuar përballë mesatares globale, e cila mbetet e pandryshuar për më shumë se një dekadë në 43 nga 100 vende të matrikuluara këtu. Por lajmi në këtë indeksim është se në plot 155 vende nuk është bërë asnjë përparim i rëndësishëm kundër korrupsionit ose kanë rënë që nga viti 2012.

Shqipëria është një vend ku korrupsioni është gati në çdo fushë, por vetëm 62 zyrtarë të niveleve të ndryshme janë kallëzuar penalisht vitin e kaluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzime dhe mashtrime me pronën publike (TCH, 2023). Ndaj, kreut të këtij institucioni Arben Shehu nga Komisioni i Ekonomisë ka bërë apel që duhet të merret parasysh zbatimi i rekomandimeve të lëna për parandalimin e dëmeve financiare. “Jo vetëm në kallëzime, por atë çfarë duhet të jetë. Roli parandalues shumë më shumë se ndëshkues. Ne do të duhet të ndryshojmë mënyrën se si ju sugjeroni, falë konstatimeve që bëni gjatë punës tuaj të auditimeve. Çfarë ndryshimesh duket të ketë, edhe në ligjin e prokurimit publik për të përmirësuar procedurat aktuale, si është rritur eficenca e parave publike dhe ata persona që shkaktojnë dëm të jenë para drejtësisë”.

A e zgjidh vallë ky rekomandim uljen e korrupsionit në vend? Tashmë edhe kryeministri Rama duket pak i dorëzuar para këtij fenomeni. Pak ditë më parë, në turin e tij të falenderimeve, do kujtonte problematikat me njerëzit e Kadastrës, por edhe shqetësimet e tjera, sikur të fliste për pushtet tjetër jo atë që është nën autoritetin e tij! Pak orë më parë, rasti i sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë do të tregonte sesi funksionojnë hallkat e tenderimeve tek ne. “Tenderët për mbikëqyrje punimesh konsiderohen tenderë të vegjël. Ato kushtojnë pak mijëra euro dhe shërbejnë për të kontraktuar një kompani që mbikëqyr punimet e marra përsipër nga një kompani tjetër. Si një hallkë që shërben në rolin e gardianit dhe që duhet të garantojë cilësinë dhe sasinë e punimeve të kontraktuara, pavarësisht vlerës së vogël, këto kontraktime janë të rëndësishme. E megjithatë, këto janë tenderët që nuk tërheqin vëmendjen e medias dhe qytetarëve pothuajse kurrë, për shkak të vlerës së ulët” (Report, 2023). Në një analizë stratigrafike që bën, kupton se vetë këto tendera janë problem për të mos thënë se janë fiktivë sipas analistëve të ekonomisë. Por, janë bash të tillat që në segmente të ndryshme po e trandin shtetin shqiptar dhe po tregojnë një fenomen, i cili është ngado sot në Europën e Lindjes: Përballjen e mangët me korrupsionin. Në shumë pjesë të Evropës Lindore, ashtu si në Shqipëri ryshfeti mbetet gati endemik. Kjo e shpjegon mbase deridiku edhe luksin e shfrenuar të aparaçitkëve tek ne, makinat e shtrenjta që kemi para syve dhe mënyrën e jetesës që kanë pasur e kanë disa nga njerëzit që janë marrë me administratën. Është bash ky korrupsion, që pengon investimet e brendshme dhe sigurinë për investimet e jashtme. Për më tepër akoma, administratat e korruptuara e kanë të vështirë prej transparencës të administrojnë shumë programe të ndihmës së BE-së, të cilat – nëse trajtohen mirë – mund të nxisin zhvillimin. Dhe, kur nuk ia dalin dot me ankesat Dhomat e Tregëtisë së disa vendeve të zhvilluara, mund të kuptosh lehtë sesi mund t’ia dalin lehtë bisnesmenët e ndershëm shqiptarë.

Mbase, këtu duhet shkuar tek një ide tjetër dhe të shmangim debatin gati shterpë për PD-në, emisarët e të cilës shpesh kanë treguar se janë më të shqetësuar për beneficet dhe përfitimet e kësaj administrate, sesa modulet që mund të ofrojnë kundër korrupsionit. Por, tashmë është sport kombëtar që të merresh me PD-në ndërkohë që korrupsioni në vend jo thjesht është shqetësues por më shumë se kaq po frenon atë hemoragji ikje të njerëzve dhe mbajtje shprese për të jetuar në vend. Kur, e shikon shterpësinë e ideve për ringritjen e PD-së, partisë më të madhe të opozitës, kupton sesa lehtë është për pushtetin dhe të gjithë ata që e ushqejnë korrupsionin ta mbajnë këtë gjëndje. Dhe, ndaj ndodh që një histori me PD-në zgjat për ditë e ditë të tëra, kurse rastet e korrupsionit, “harrohen” për gati 24 orë. (Javanews)

 

Next Post
Rënia e Euros nuk do të ndalet! Çfarë pritet në tre muajt që vijnë? Flet eksperti i ekonomisë

Rënia e Euros nuk do të ndalet! Çfarë pritet në tre muajt që vijnë? Flet eksperti i ekonomisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sot mbyllet një ndër kapitujt më sfidues të karrierës sime”/ Dumani i kalon stafetën Brahos: SPAK shumë më i besueshëm sot

“Sot mbyllet një ndër kapitujt më sfidues të karrierës sime”/ Dumani i kalon stafetën Brahos: SPAK shumë më i besueshëm sot

December 22, 2025
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

December 22, 2025
U zgjodh drejtuesi i SPAK, Dumani “i dorëzon çelësat”, Klodjan Braho merr detyrën në krye të Prokurorisë së Posaçme

U zgjodh drejtuesi i SPAK, Dumani “i dorëzon çelësat”, Klodjan Braho merr detyrën në krye të Prokurorisë së Posaçme

December 22, 2025
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

December 22, 2025
Përplasjet dhe përçarjet brenda PD po thellohen?! Anëtarëve të PD në Elbasan u kërkohet të bojkotojnë takimin e Salianjit: E organizon Suel Çela

“Salianji si Gramoz Pashko, ju sulën të gjithë kur doli kundër”

December 22, 2025
Paralajmërimi i ekspertit të emigracionit: Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar

Paralajmërimi i ekspertit të emigracionit: Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar

December 22, 2025
Rritje pagash për punonjësit e Policisë! Koçiu: Vendim i merituar për ata që mbrojnë sigurinë, jetën dhe rendin

Policia plan masash në kufi dhe porte për festat e fundvitit

December 22, 2025
Iu vendos bombë në makinë, vritet gjenerali rus në “zemër” të Moskës

Iu vendos bombë në makinë, vritet gjenerali rus në “zemër” të Moskës

December 22, 2025
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Preç Zogaj rrëfehet për 8 Dhjetorin 1990: Studentët nuk u dhanë kohë manovrave të regjimit, 7 prej tyre…

December 22, 2025
Temperaturat deri në -2 gradë por kushtet atmosferike do jenë të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në -2 gradë por kushtet atmosferike do jenë të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In