Robert De Niro është shfaqur i emocionuar që shoku dhe kolegu i tij Al Pacino do t’i bashkohet atij në klubin e baballarëve të vjetër.
De Niro, i cili është 79 vjeç, mirëpriti një vajzë të quajtur Gia në prill me të dashurën Tiffany Chen.
Gjatë një deklarate për shtyp të mërkurën për Festivalin e tij të Filmit Tribeca, De Niro u pyet për lajmin se Pacino, 83 vjeç, do të bëhet sërish baba me Noor Alfallah, e cila është 29 vjeç.
“Çfarë tipi”, raportoi People të thoshte De Niro. “Jepi Al, Zoti e bekoftë”.
Por duket se De Niro mund ta ketë keqkuptuar pyetjen, pasi të nesërmen gjatë një paraqitjeje në “Today”, aktori dukej se kishte besuar se bebi Pacino kishte ardhur tashmë.
“Dëgjo, Al Pacino sapo lindi një fëmijë, më thanë dje në mëngjes”, tha De Niro. “Ai është disa vite më i madh se unë. Zoti e bekoftë. Shumë i lumtur për të”.