Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të së dielës, përgjatë autostradës A16 Napoli-Canosa, në Itali.
Një autobus me 38 pasagjerë u përplas me 5 makina, të parkuara në rrugë, pasi u përfshi në një tjetër aksident. Mediat italiane raportojnë për një të vdekur dhe 14 të plagosur.
Tragjedia ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në autostradën A16 Napoli-Canosa, në drejtim të Napolit, pranë komunës Vallesaccarda e cila ndodhet në kilometrin 101.
Autobusi i linjës “Flixbus”, i cili është nisur nga Leçe dhe është nisur drejt Romës-Tiburtinës, ka pasur 38 pasagjerë dhe 2 drejtues mjetesh.
Autobusi është përplasur me 5 automjetet e parkuara dhe më pas është përmbysur në skarpatën në të djathtë të rrugë. Disa persona ishin ende brenda makinave të parkuara në rrugë në momentin e përplasjes.