Zyrtarisht Lionel Messi nuk do të jetë më lojtar i Paris Saint German gjatë sezonit të ardhshëm. Lajmin tashmë e bëri me dije edhe vetë klubi francez dhe Messi nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.
Vetë trajneri i PSG, Gatlier e njoftoi largimin e ‘pleshtit’ teksa theksoi se ndihet i nderuar që ka stërvitur lojtarin më të mirë në histori të futbollit.
Tre destinacionet e mundshme për Messin janë Inter Miami, Barcelona dhe Al Hilal.
Katalanasit mund të kenë marrëveshje me Messin nëse arrijnë të reduktojnë rrogat e lojtarëve dhe të zgjidhin një pjesë të problemeve financiare./m.j