Edi Paloka i ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, teksa foli ndër të tjera për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, dhe humbjen e thellë të opozitës.
Ai tha se nuk e njohin rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se këto zgjedhje janë manipuluar dhe vjedhur nga Edi Rama.
“Nuk prisja rezultat të atyre përmasave, por manipulimet, blerjet dhe format që u përdorën nga Rama, i prisja. Duke rënë politikisht Rama ka shtuar dozën e manipulimit dhe blerjes së votave. Por nuk prisja të manipulonte dhe Kamzën, apo të ndodhte ajo që ndodhi në Shkodër… Të gjitha janë të faktuara dhe një pjesë e dokumenteve kanë dalë.
Ikëm të gjithë ne, erdhën të rinj? Rama nuk do t’i vjedhë më votat?
Kemi ne mundësi t’i përgjigjemi? Nëse jo, atëherë t’i hapim rrugën dikujt që e ka mundësinë t’i përgjigjet siç e kërkon ky, një diktatori që mban gjithë pushtetet.
Ne rezultatin e zgjedhave nuk e njohim”, tha Paloka./m.j