Jemi në qershor dhe atmosfera e dasmave ka nisur të afrojë.
Një nga dasmat më të përfolura të këtij sezoni pritet të jetë ajo e Klea Hutës dhe Elgit Dodës që do të mbahet këtë fundjavë.
Vip Magazine mëson se çifti ka zgjedhur Livadhin në jug të vendit për të kurorëzuar dashurinë e tyre.
Pritet që ata të thonë “PO” përgjithmonë në bregdet, në prani të familjarëve dhe miqve të tyre të ngushtë.
Klea dhe Elgiti janë bashkë prej vitesh tashmë, dhe kanë qenë gjithmonë një nga çiftet më të preferuar të publikut.
Ata janë edhe prindër të një djali, Krid!