Artur Mici është arrestuar nga policia kufitare në Portin e Durrësit pasi ka tentuar që të fusë sende me vlerë kontrabandë në Shqipëri si dhe një sasi droge.
41-vjeçari, shofer furgoni po udhëtonte nga Italia për në Durrës, dhe brenda mjetit që ai drejtonte iu gjetën të fshehura një sasi bizhuterish floriri (177 unaza, varëse, ora), 1900 euro dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë.
Operacioni i policisë i koduar ‘Bizhutë’ u zhvilluar nga Policia Kufitare e Portit Durrës dhe Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim dhe me autoritetet doganore të Portit.
Pas veprimeve hetimore u bë i mundur arrestimi në flagrancë i Artur Micit.
/s.f