Sipas këtij vendimi, ish ministri i mbetet të kryejë në shtëpi 1 vit e 8 muaj e 15 ditë pjesë e dënimit. Ai do të lejohet të kryejë të gjithë shërbimet e nevojshme për fëmijët e tij në ngarkim. Tahiri do të ketë kontakt me shërbimin e provës.
Gjykata e Elbasanit vendosi:
1. Pranimin e kërkesës
2. I dënuar Samir Bashkim Tahiri. i datëlindjes 30.10. 1979, bazuar ne nenin 59/a, Shkronja “b* te Kodit Penal, pjesën e pavuajtur të dënimit me burgim prej 1(një) vit, 8(tete) muaj dhe 15(pesëmbëdhjete)dite, ta vuajë me “Qëndrim në shtëpi në adresën e banimit: Rruga “Kodra e Diellit”, pallati Nr.3, Bashkia Tirane.
3. Lejohet i dënuari Samir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës se qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord.