Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat se procesi zgjedhor i 14 majit ka qenë i manipuluar, e nisur nga kjo, “Rithemelimi” ka vendosur që të ndryshojë edhe sloganin që do i shoqërojë për muajt në vijim, deri në përfundim të analizës të procesit zgjedhor që kanë nisur të bëjnë.
“Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje”, është slogani i ri i “Rithemelimit”.
Pas përfundimit të zgjedhjeve, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 7 bashki, Sali Berisha ka deklaruar se do të hetojë qendër për qendër për të vërtetuar se 14 maji ishte një “farsë elektorale”.
Se sa do të zgjasë kjo analizë nuk dihet, e ndërsa në përfundim të saj, Sali Berisha ka bërë me dije se do të votëbesohet, ashtu siç e kërkon statuti i Partisë Demokratike të ndryshuar në dhjetor prej tij.
/a.r