Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau zyrtarisht mandatet e kryebashkiakëve të radhës që fituan zgjedhjet e 14 majit.
Celibashi këtë të premte dha mandatin për Erion Veliajn që do të drejtojë dhe për 4 vite Tiranën, në mandatin e 3të të tij, Emirjana Sakon në Durrës, Pjerin Ndreun e Lezhës, Sotiraq Filon në Korçë, Ermal Dredhën në Vlorë dhe për kryebashkiakun e Krujës Artur Bushin.
Të gjithë këto kryebashkiakë, përvec Dredhës së Vlorës u rikonfirmuan në krye të bashkive pasi i drejtuan mandatin e shkuar, ndërsa Ermal Dredha, zëvendëson Drital Lelin, kryebashkiaku socialist të cilit Rama nuk I besoi rikandidimin.
Në mbledhjen e sotme KQZ shpërndau mandatet edhe për këshillat bashkiakë në Durrës, Krujë, Pukë, Përmet Gjirokastër, Memaliaj e Dibër.
/a.r