Nga Endri Tafani
Kemi ngecur në një pikë absurde me opozitën në Shqipëri. Është e qartë dhe për militantët më fanatike të Berishës që ai nuk fiton më zgjedhje në Shqipëri.
Pastaj vazhdojnë me fjalinë ” ja, bëj dhe ti Partinë tënde dhe të shohim”.
E kur dikush merr guximin të bëj një parti tjetër opozitare e të konkurrojë “ai është i shitur, agjent etj etj sepse po u votua për të, nuk fiton kandidati ynë. Prandaj është skemë e Ramës”.
Në një farë mënyre këta militante janë ata që mbajnë peng çështjen e opozitës në Shqipëri, sepse jo vetëm vazhdojnë t’i bien murit me koke duke dalë e sterdale në konkurim me të njëjtat figura që ia bën muuu që nuk do fitojnë ndonjëherë, por dhe sulmojnë çdokënd që tenton të bëjë diçka ndryshe nga ata.
Dhe nga dëshpërimi dhe frustrimi për humbjet e vazhdueshme, që sa vijnë e thellohen, këto sulme bëhen akoma dhe më shumë personale.
Për pasojat e këtyre sulmeve personale mjafton të pyesni kandidatët e tjerë jashtë BF në këto zgjedhje.
Nuk është as Berisha e as Basha që mbajnë peng opozitën.
Opozitën e mban peng ky mentalitet militantizmi idiot e agresiv, që për fat të keq është akoma në përmasa të mëdha në Shqipëri.