Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se tensionet e krijuara në veri, janë të palogjikshme dhe të panevojshme.
Ai për DW, ka theksuar se zgjidhja e vetme për çtensionimin e situatës, është ajo politike, transmeton klankosova.tv.
”Kjo do të thotë se ne kemi një rrugë drejt normalizimit, kemi një program që trajton qartë të gjitha çështjet e hapura. Ne filluam ta zbatojmë atë dokument dhe pastaj erdhi kjo, e cila është krejtësisht e panevojshme, por fatkeqësisht krijon pengesa shumë serioze”, tha Lajçak.
/a.r