Redjan Rraja, i akuzuar i SPAK për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, dëshmoi sot në procesin gjyqësor për konfiskimin e pasurive të tij.
Rraja mohoi të ketë lidhje me automjetin “Audi” të Kevina Kthjellës, te sekuestruar, pasi SPAK dyshon se i është dhuruar prej tij. “Kam pasur marrëdhënie miqësie ne Kthjellen, por asgjë tjetër. Ajo makinë ka qenë në emër e mbiemër të saj. Unë nuk kam lidhje fare. Është objekt që është u saj. Nuk e di kur është blerë. Në mënyrë absolute nuk kam kontribuar në blerjen e këtij mjeti”, tha Rraja.
Në lidhje me të ardhurat e tij, rraja tha se kishte tre klinika stomatologjike dhe se siguro te deri ne 200 mln lekë të vjetër. “Asnjëherë nuk kam shpenzuar më shumë se fitimet e mia”, tha ai.
/a.r