Shpërthimi i një bombule gazi në një byrektore të katit të parë të një pallati ka përhapur panik tek banorët. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, në rrugën “4 Dëshmorët”, pranë gjimnazit “Partizani”.
Fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz, përveç panikut të përhapur në zonë, por vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje ku po heton shkaqet e shpërthimit të bombulës.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ISHTI, duke theksuar se nga hetimet paraprake rezulton se shpërthimi ka ndodhur për shkak të keqpërdorimit të bombolës së gazit.
“Bombolat në byrektore ishin të kolauduara. Shpërthimi ndodhi pasi subjekti instaloi vetë bombolën, dhe e ka bërë provën për bombolën me shkrepëse”, thuhet nga ISHTI.