Presidenti Bujar Nishani ka dhënë një intervistë për gazetarin Çim Peka ku ka folur për marrëdhënien e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha. I pyetur se çfarë diskuton me Berishën, Nishani tha se konsultohet me të për çështje të rëndësishme me interes kombëtar.
Prononcimi i Presidentit
“Po natyrisht që më viziton zoti Berisha në zyrë. Ne diskutojmë vazhdimisht për çështje të rëndësishme, çështje që kanë të bëjnë me interesin kombëtar. Ne vazhdimisht kemi diskutuar dhe unë e kam pasur edhe një kërkesë për tu konsultuar me zotin Berisha për shkak të eksperiencës së tij, me çështje që kanë të bëjnë me interesin kombëtar, ka rezultuar në disa raste i suksesshëm konsulta dhe ndërhyrja që i kam kërkuar unë zotit Berisha në interes çështjes kombëtare në disa raste. Por nuk takohem vetëm me zotin Berisha, unë takohem dhe me deputetët të grupit parlamentar të së majtës. Jam takuar me kryetarin e kuvendit disa herë, jam takuar me deputetë të PS-së. kështu që detyra e Presidentit të republikës është që të takohet dhe të konsultohet me njerëz që kanë eksperiencë në politikë”, tha Nishani.