Robert Pattinson do të jetë fytyra e re e Dior për meshkuj, duke qenë kështu aktori i parë mashkull që pozon për veshjet e markës. Ylli 29-vjeçar i Twilight ka dalë në fushatën e re të Karl Lagerfeld, ku janë shfaqur dhe veshjet e reja të markës së famshme.
Pattinson, ka pasur një lidhje të ngushtë me shtëpinë franceze të modës. Fillimisht ai ka bashkëpunuar me markën në 2012, për parfumin Dior Homme. Edhe pse ai mund të jetë aktori i parë mashkull që modelon për veshjet e Dior, Pattinson i bashkohet listës së gjatë të femrave përfshi Jennifer Lawrence, Natalie Portman dhe Rihanna.