• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk u ‘konsultua’ me Senatin? Gjinushi: Pse kërkuam të marrim njësitë e Akademisë Albanologjike! Ç’ndodh me punonjësit e kërkimin shkencor

by Java News
27/05/2023 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projektvendimi për “mbylljen e veprimtarise së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e njësive kryesore të saj” ka sjellë sot kontestimin e Senatit të ASA-s, që pretendon se në kundërshtim me ligjin nr. 80 Për Arsimin e Lartë, nuk është vënë në dijeni. Duke theksuar vendimin e tyre kundër mbylljes së veprimtarisë së ASA-s, Senati tha se transferimi i burimeve njerëzore dhe aseteve të instituteve albanologjike do të ketë dëme në shkencë dhe do të preken edhe studiuesit.

Lidhur me këto, për Report Tv, kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, ka shpjeguar situatën, pse është bërë një kërkesë e tillë. Akademiku shpjegon cilat janë ndryshimet pozitive që priten, a do të ketë reduktim të numrit të punonjësve, dhe pse nuk janë bërë konsulta me Senatin e ASA-s, siç e parashikon dhe ligji. (Neni 29 i Ligjit nr.80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë citon konkretisht që  “Për mbylljen, riorganizimin, ndarjen ose bashkimin me ndonjë institucion tjetër të arsimit të lartë kërkohet paraprakisht propozimi i Senatit Akademik dhe miratimi i Bordit të Administrimit. Në rastet kur iniciativa për mbylljen e institucionit ndërmerret nga ministri përgjegjës për arsimin, Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit shprehin mendimin brenda një muaji”. )

Profesor, në vitin 2021 po ashtu u bë kërkesë nga Akademia e Shkencave për kalimin e instituteve kërkimore të Akademisë së Studimeve Albanologjike si pjesë e institucionit shkencor që ju drejtoni. Çfarë ndryshimesh pozitive do të sjellë kjo shkrirje?

Duhet kuptuar që nuk bëhet fjalë për shkrirje, por bëhet fjalë për bashkim. Në esencë është pikërisht ajo që Akademia e Shkencave në kuadër të reformimit të sistemit të kërkimit shkencor me qëllim fuqizimin e këtij sistemi, propozon dhe mendon që duhet të forcohen njësitë ekzistuese, më së pari ASA, pra grupi i instituteve albanologjike dhe të ngrihen edhe njësi të reja të cilat i mungojnë sistemit tonë.  Siç kemi filluar përpjekjet për ngritjen e njësive për nanoshkenca, apo nanoteknologjinë.

Në këtë kuadër është propozuar që si hapi i parë është bashkimi me institutet albanologjike, të cilat që në themelim kanë qenë pranë Akademisë, ose më saktë ka qenë bashkimi i Instituteve që krijoi Akademinë. Akademia e Shkencave ka qenë gjithmonë e përbërë nga sistemi i instituteve dhe Asambleja e saj. Ky është qëllimi dhe nevoja për bashkëpunim i këtyre dy institucioneve është treguar gjatë gjithë kësaj periudhe.

Përse nuk është konsultuar projektvendimi me Senatin e Akademisë së Studimeve Albanologjike?

Reforma jonë është bërë publike ka katër vjet. Është shqyrtuar në komisionet tona ku ka përfaqësues të ASA-s, madje të niveleve të larta. Vetë rektori, ish-rektori, zëvendës rektori , drejtorë institutesh  janë anëtarë të Asamblesë apo të komisioneve të ASH-së. Mbi 17 anëtarë të Asamblesë vijnë nga institutet albanologjike. Të gjitha këto janë konsultuar, stërkonsultuar. Kuptohet që ka një ndarje në qëndrim. Janë disa pak skeptikë në bashkim dhe ne nuk i hyjmë asaj. Ne mbrojmë reformën tonë në kuptimin e gjerë, sepse vlerësojmë që kalimi i Instituteve nga pranë Ministrisë së Arsimit, sot ato defakto, janë në varësi të Ministrisë. Kështu që kalimi pranë Akademisë së Shkencave është vetëm vlerësim. Është krijimi i kushteve më të mira dhe veçanërisht bashkojmë forcën.

Por, Senati i ASA-s është shprehur kundër mbylljes së ASA-s dhe kalimit të njësive pranë ASH-së?

Por nuk ka mbyllje. Bashkimi nuk është mbyllje…

Në projektvendim citohej “mbyllje e  veprimtarisë së ASA-s”…

Atëherë i bie që edhe në 2007-ën janë mbyllur, sepse kështu është edhe vendimi i 2007-ës. Mbylleshin në Akademi  dhe hapeshin jashtë Akademisë… Tani mbyllen jashtë Akademisë dhe hapen në Akademi…

Ç’do të ndodhë me 92 punonjësit shkencorë aktualisht të punësuar pranë ASA-s?

Do të fitojnë një status më të mirë nga ai që kanë sot

Do të ketë reduktim të numrit të punonjësve?

Absolutisht jo? Duhet të dini se strategjia e zhvillimit të  shkencës që është duke u diskutuar parë edhe në raport me AKIKMNT.. zv kandidat, duhet që Shqipëria të rrisë, të shumëfishojë financimet për shkencën. Dhe evidentimi i saj bëhet domosdoshmëri dhe nga ligji i ri që është duke u miratuar. Dhe pikërisht ideja dhe vullneti dhe i qeverisë në plotësim të këtyre kushteve detyrimeve, është që të rrisë financimin dhe kjo bëhet përmes zgjerimit të kapaciteteve, qoftë të albanologjisë, qoftë të fushave të tjera. Ne synojmë ngritjen e njësive të reja, nano, bio, inteligjenca artificiale dhe konsolidimin e ekzistuesve. Dhe kuptohet që albanologjia është parësore, sepse ‘sui generes’ institutet e albanologjisë dhe ASH janë në një simbiozë të plotë.

Ç ‘ndodh me karrierën dhe punësimin e 100 studiuesve pranë ASA-s aktualisht, a ka ASH një ligj që mundëson vijimësinë e karrierës së tyre akademike apo punësimin?

Institutet ekzistuese kanë të njëjtin status. Madje jua garanton dhe Ligji i Akademisë dhe Ligji i ri i Shkencës më shumë se ç’e kanë pasur më përpara. Asnjëherë punonjësit e instituteve nuk kanë qenë me status më të dobët sesa në kushte të tjera. Pa harruar se sot ASA-s sot është jashtë institucioni qoftë arsimor qoftë shkencor…

Studiues të Akademisë së Studimeve Albanologjike sot u shprehën se Akademia e Shkencave nuk ka produkt shkencor?

Produkti shkencor bëhet pranë instituteve dhe shkollave të larta. Kjo është sqaruar me kohë Asambleja e Akademisë së Shkencave nuk ka njerëz të punësuar. S’ka nevojë ta thotë kurrkush këtë. Kështu janë të gjitha akademitë e botës, asambleja është ansamble, kurse anëtarët e akademisë dhe gjithë kërkuesit punojnë pranë qendrave kërkimore, atje ku paguhen si kërkues shkencorë… Këto institute mund të jenë pranë universiteteve, pranë Ministrisë, pranë Akademisë apo të pavarura…

Nuk mund të funksiononin të pavarura, të ndara siç ka ndodhur deri më tani?

Kuptohet që jo! Sepse janë pa status, përpos kësaj ne vlerësojmë se kështu është më mirë! Përvoja e shteteve më të konsoliduara tregon që kjo skemë funksionon shumë më mirë.

Kliko ketu per te lexuar relacionin e plote

Next Post
“Fituam por na vodhi narko-shteti”/ Kreshnik Spahiu: Ja justifikimi i Berishës më 15 maj

Kreshnik Spahiu nxjerr zbuluar deputetët: Ja shumat marramendëse që do marrin kur të dalin në pension. Po Presidenti...?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In