Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e premte në Prizren, ku një 19-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës.
Bëhet me dije se i riu që shihni në foton e mësipërme, i identifikuar si Klodian Zogaj nga fshati Lladrov, u rrëzua aksidentalisht nga skela teksa ishte duke punuar.
Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“I riu ka ra prej skeleve. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe ekipet e urgjencës që e kanë konfirmu vdekjen e të riut. Policia së bashku me Prokurorinë e Shtetit kanë nisur hetimet për rasti si ‘Hetim i vdekjes’ dhe ‘Asgjësim i mjeteve dhe i sigurisë në punë’”, ka thënë Gashi.
Ndërkohë që këtë të shtunë bëhet me dije se është arrestuar pronari i biznesit ku ishte i punësuar 19-vjeçari.
Pronari është dërguar në paraburgim me vendim të prokurori, ndërsa trupi i pajetë i të riut është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizën mjeko-ligjore./m.j