Kreu i PDK, Nard Ndoka tha në një intervistë për Euronews Albania që kushdo të ishte lider opozite, Edi Rama do kishte fituar sepse i kishte blerë këto zgjedhje.
Sipas tij, 17 persona kishin votuar 34 herë në Shkodër me kartë ID, bastion i djathtë i cili në këto zgjedhje vendosi si kryebashkiak Benet Becin nga Partia Socialiste.
“Edhe sikur të vinte presidenti i SHBA-së, të bënte Amerikë në Shqipëri, Rama e kishte blerë.
Ky është edhe gangster, ky ta shkruan rezultatin para zgjedhjeve, 50+1 tha se i kishte blerë, e kishte të qartë çfarë do merrte.
E ke parasysh çfarë terrorizmi politik bën ky njeri?” – u shpreh Ndoka./m.j